Ambasadori i zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, e nisi javën me një takim me ministrin e Bujqësisë, Faton Pecin.
Ai bëri të ditur në rrjetin social “X”, se me Pecin ka shkëmbyer mendime mbi bujqësinë e zhvillimin rural.
“Fillova javën me një takim me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci. Kemi shkëmbyer mendime mbi bujqësinë, zhvillimin rural, sigurinë ushqimore dhe politikat veterinare dhe fitosanitare – fusha që janë të rëndësishme për rrugën e Kosovës drejt BE-së”, ka shkruar Orav, njofton Klankosova.tv.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>