Superliga e Kosovës do të vazhdoj me ndeshjet e xhiros së tetë, ku kjo xhiro zhvillohet të shtunën dhe të dielën.
Nga kjo javë duket se më në fund është marrë vendimi që ndeshjet të ndahen të luhen në dy ditë, të shtunën dhe të dielën.
FFK ka publikuar orari, ku dy ndeshje zhvillohen ditën e shtunë dhe tre të tjera të dielën.
Derbi mes Prishtinës dhe Ballkanit zhvillohet të shtunën në Kampin Nacional me fillim nga ora 15:00, derisa po këtë ditë takohen Malisheva dhe Llapi.
Të dielën Dukagjini kërkon rikthimin te fitorja teksa pret Prishtinën e Re, ndërsa Ferizaj takohet me Drenicën.
Ndërkohë derbi mes Gjilanit dhe Dritës përkundër që ishte paraparë të luhet të dielën, është shtyrë për të hënën.
Kjo pasi Drita luan sot në Ligën e Konferencës dhe me kërkesë të klubit bardhekaltër ndeshja është zhvendosur për të hënën.
Të gjitha ndeshjet e xhiros së tetë do të zhvillohen me fillim nga ora 15:00./Telegrafi/