Orari i xhiros së pestë në Superligë, të gjitha ndeshjet luhen të dielën

Orari i xhiros së pestë në Superligë, të gjitha ndeshjet luhen të dielën

Albi Mall Superliga e Kosovës do të vazhdoj me xhiron e pestë, xhiro e cila do të zhvillohet ditën e diel.

Federata e Futbollit të Kosovës po vazhdon që të gjitha ndeshjet e Superligës t’i lë në të njëjtën ditë.


Të dielën me fillim nga ora 15:00 do të luhen pesë duelet e parapara të xhiros së pestë në Albi Mall Superligë.

E padyshim që vëmendja do të jetë në Podujevë, ku Llapi ende pa fitore pret Ballkanin.

Kampioni i Kosovës, Drita pret Prishtinën e Re dhe synon që të marrë fitoren e parë të sezonit pas një starti katastrofal.

Ndeshje shumë interesante pritet të jetë edhe ajo mes Ferizajt dhe Gjilanit, derisa Malisheva pret Prishtinën.

Lideri aktual i kampionatit, Dukagjini do të ketë punë në udhëtim me Drenicën. /Telegrafi/