Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar orarin e ndeshjeve të javës së 32-të në Superligën e Kosovës.
Kjo javë nis të premten me ndeshjen mes Feronikelit ’74 dhe Gjilanit, që luhet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas nga ora 15:00, shkruan Indeksonline
Të shtunën zhvillohen dy ndeshje të tjera: Malisheva – Dukagjini dhe Prishtina – Ballkani.
Kurse të dielën zhvillohen edhe dy ndeshje të tejra: Drita kundër Llapit dhe Suhareka kundër Ferizaj./Indeksonline/
