Ora e Mozzikut e sekuestruar nga Dogana është false

Ora e Mozzikut e sekuestruar nga Dogana është false

Ora e reperit Mozzik e konfiskuar para një jave në Aeroportin e Prishtinës nga Dogana e Kosovës, ka rezultuar false.

Kështu së paku kanë bërë të ditur nga Shoqëria e Avokatëve “Vokshi & Lata”, të cilët janë përfaqësues ligjor të markës zvicerane Richard Mille.


Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, kompania ligjore ka konfirmuar se ora e sekuestruar është e falsifikuar, sipas verifikimit zyrtar të kryer nga kompania Richard Mille.

Tutje ata janë shprehur se verifikimi i është komunikuar gjithashtu edhe Doganës së Kosovës dhe procedurat ligjore do të vazhdojnë.

“Ora e ndaluar në Doganën e Kosovës nuk është origjinale Richard Mille. Për shkak të interesimit të madh të mediave, njoftojmë opinionin publik se: Si përfaqësues ligjor të markës prestigjioze zvicerane Richard Mille, konfirmojmë se ora e sekuestruar së fundmi nga Dogana është një falsifikat, sipas verifikimit zyrtar të kryer nga kompania Richard Mille”, kanë shkruar kompania.

“Rezultati është komunikuar tashmë zyrtarisht me Doganën e Kosovës dhe procedurat ligjore do të vazhdojnë”, u shprehën ata tutje.

Postimi i plotë

Ora e ndaluar në Doganën e Kosovës nuk është origjinale Richard Mille.

Për shkak të interesimit të madh të mediave, njoftojmë opinionin publik se:

Si përfaqësues ligjor të markës prestigjioze zvicerane Richard Mille, konfirmojmë se ora e sekuestruar së fundmi nga Dogana është një falsifikat, sipas verifikimit zyrtar të kryer nga kompania Richard Mille.

Rezultati është komunikuar tashmë zyrtarisht me Doganën e Kosovës dhe procedurat ligjore do të vazhdojnë.

Ky rast tregon rëndësinë e bashkëpunimit për të luftuar falsifikimin dhe për të mbrojtur markat ndërkombëtare, konsumatorët dhe tregun.

Vokshi & Lata mbetet e përkushtuar të mbrojë me profesionalizëm integritetin e markave që përfaqëson.