Smartfoni më i fundit Find X8 Ultra nga Oppo është produkti i radhës që ndez më tutje konkurrencën mes Oppo, Xiaomi dhe Vivo për të prodhuar smartfonin me kamerën më të mirë në botë.
Por ndryshe nga rivalët Oppo ka vendosur se një smartfon i madh jo medoemos është më i mirë. Për të qenë të qartë, Find X8 Ultra nuk është smartfon i vogël nisur nga ekrani i tij 6.82-inç dhe pesha prej 225 gram.
Por me trashësi prej 8.78mm është më i hollë sesa dy rivalët Xiaomi 15 Ultra dhe Vivo X100 Ultra. Këta janë një nga një klasë e re e telefonave me kamera kineze që funksionojnë pothuajse në mënyrë komike të mëdha, të gjithë të mbushur me bateri të mëdha dhe module rrethore kamerash që shtrydhin sa më shumë lente dhe sensorë që të jetë e mundur.
Me katër sensorë 50-megapiksel modifikuar nga Hasselblad, ku përfshihen dy sensorë 3x dhe 6x periskop, X8 Ultra vjen me pretendime të forta në fotografi. Ka një buton të dedikuar haptik për fotografitë me të cilin përdoruesit kontrollojnë zmadhimin.
Pavarësisht hollësisë që e karakterizon, smartfoni ka një bateri masive prej 6,100 mAh dhe shpejtësi karikimi 100W me kabëll ose 50W me wireless. Në zemër të smartfonit është çipi Snapdragon 8 Elite me 16GB RAM dhe 1TB hapësirë. Njësoj si flagshipët e tjerë Kinezë, certifikimi IP68 dhe IP69 sigurojnë mbrojtje ndaj pluhurit dhe ujit.
Oppo lançoi Find X8 Ultra krahas Find X8s dhe X8s Plus duke i pajisur me çipin MediaTek Dimensity 9400. X8s është një smartfon më kompakt me ekran 6.3-inç ndërsa X8s Plus ka ekran 6.59-inç. Lajmi i keq është se kompania nuk do të lançojë asnjë prej telefonëve jashtë Kinës. /PCWorld Albanian
https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js#xfbml=1&version=v10.0