E mërkurë, 6 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeOperatori i Klanit që solli pamjet ekskluzive të FSK-së nga veriu tregon...

Operatori i Klanit që solli pamjet ekskluzive të FSK-së nga veriu tregon detajet e asaj dite

Operatori i Klan Kosovës, Agon Bejtullahu, i cili ishte i pari në Kosovë që solli pamjet ekskluzive nga arritja e FSK-së në Ujman për ta nxjerr trupin e 33-vjeçarit në nga liqeni.

Bejtullahu tha se pasi kontaktoi me disa persona, mori vesh që FSK-ja do të arrinte në Ujman me kërkesë që i ishte bërë KFOR-it dhe Policisë së Kosovës nga ekipi i kërkim-shpëtimit.

“Mora vesh që ata do të nisën atë ditë dhe zgjohem herët, arrij në Klan, e marr kamerën. Marr makinën e Klanit dhe nisem”.

“Fati më priu që t’i shoh në fshatin Mazgit të Obiliqit. I përcolla, shkuam deri në Vushtrri, e nxora kamerën që t’i kem disa pamje”, tha Bejtullahu, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ai u shpreh se FSK-ja përpara mbërritjes në Ujman kanë pasur koordinim me KFOR-in e pastaj janë nisur për në veri të vendit.

“Ata kanë pasur koordinim me KFOR-in dhe pastaj janë nisur. Kam qenë shumë entuziast për punën. S’kam besuar që do të jem një nga ta për t’ia ofruar pamjet Klan Kosovës për herë të parë që FSK hyn në komunën e Zubin Potokut”, tha ai.

 

The post Operatori i Klanit që solli pamjet ekskluzive të FSK-së nga veriu tregon detajet e asaj dite appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT