Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Warehouse”, në kuadër të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
Në kuadër të këtij operacioni u zbulua një magazinë ku fshihej lëndë narkotike e përgatitur për shitje në doza. Sekuestrohen 9 kilogramë Cannabis Sativa, sasi kokaine, 2 armë zjarri, 2 armë të ftohta, 2 automjete, 6 celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Në pranga ranë 5 shtetas, anëtarë të grupit që kryente këto veprimtari kriminale: Xh. Z., 25 vjeç, R. K., 21 vjeç, E. Gj., 37 vjeç, A. C., 22 vjeç dhe A. K., 22 vjeçe, të gjithë banues në Tiranë.
Në rrugën “Myslym Keta”, gjatë kontrollit në magazinën e shtetasit R. K., me veprimtari në prodhimin e paletave të drurit, u gjet një valixhe me 9 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe 1 armë zjarri pistoletë. Hetimet dyshojnë se kjo sasi ishte transportuar nga Sukthi në Tiranë nga shtetasi Xh. Z., në bashkëpunim me A. K.
Gjatë ndërhyrjes së Policisë në magazinë u konstatuan edhe shtetasit A. C. dhe E. Gj., ku ky i fundit iu gjet një sasi lënde narkotike kokaine gjatë kontrollit fizik.
Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit në banesën e Xh. Z., u gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe 2 armë të ftohta.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!