E diel, 15 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeOperacioni "The Wanted": Ekstradohet nga Spanja 25-vjeçari shqiptar, i akuzuar për tentativë...

Operacioni “The Wanted”: Ekstradohet nga Spanja 25-vjeçari shqiptar, i akuzuar për tentativë vrasje

Operacioni policor ndërkombëtar i koduar “The Wanted” vazhdon të japë rezultate pozitive, duke u finalizuar me ekstradimin nga Spanja të një shtetasi shqiptar të kërkuar nga autoritetet vendase, raporton Gazeta Sinjali.

Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë midis Interpol Tirana dhe Interpol Madrid, u ekstradua në Shqipëri Sorel Cenaj, 25 vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare.

Cenaj akuzohet për tentativë vrasje dhe prodhim dhe mbajtje të armëve të ftohta pa leje, vepra për të cilat ka marrë masën e sigurisë “Arrest në burg” nga Gjykata e Shkallës së Parë të Kukësit.

Sipas hetimeve, ai dyshohet se në vitin 2023, në një lokal në lagjen nr. 5, Kukës, ka tentuar të vrasë shtetasin A. E., duke e goditur me një mjet prerës. Ky operacion është një tjetër sukses i bashkëpunimit ndërkombëtar, që dëshmon angazhimin për luftën kundër krimit të organizuar dhe rrezikut që paraqesin individët në kërkim.

Video:

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT