Dy shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë kapur dhe ekstraduar në Shqipëri, si rezultat i operacionit të përbashkët ndërkombëtar “The Wanted”, shkruan Gazeta Sinjali.
Njëri prej tyre, N. K., alias N. T., 34 vjeç, është arrestuar në Greqi. Ai akuzohet si bashkëautor në kultivimin e bimëve narkotike në një parcelë në Njësinë Administrative Ulëz, Dibër, në vitin 2022. Gjykata e Matit i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”. Ekstradimi u bë i mundur nëpërmjet bashkëpunimit ndërmjet strukturave të Interpolit në Tiranë dhe Athinë.
Ndërkohë, në Milano të Italisë është arrestuar dhe më pas ekstraduar në Shqipëri shtetasi O. J., alias O. Ç., 44 vjeç. Ai ishte shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, pasi ishte dënuar nga Gjykata e Fierit me 6 muaj burg për veprën penale “dhunë në familje”.
Policia shqiptare ka njoftuar se ky operacion është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të sjellë përpara drejtësisë shtetasit e kërkuar brenda dhe jashtë vendit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);