Operacioni në rajonin e Pejës, inspektohen vendpunishtet, ruhen punëtorët (VIDEO)

Operacioni në rajonin e Pejës, inspektohen vendpunishtet, ruhen punëtorët (VIDEO)

Diçka kanë, por jo të gjitha pajisjet mbrojtëse. Kështu të pakompletuar disa punëtorë ndërtimi thanë se i zuri veç dita e premte, pasi gjatë javës qenë të pajisur mirë.

Megjithatë, prokurorët e policia që dolën në terren pikërisht për inspektimin e vendpunishteve, e dinë se kjo nuk qëndron.

Ata, bazuar në pamjet e xhiruara me dronë për kohë të gjatë këtu, por edhe te kompani tjera ndërtimi, në qytete të ndryshme kanë kuptuar se masat që duhet të ndërmerren teksa kryhet kjo punë, diku pak e diku hic nuk respektohen.

Kontrolle si te kjo kompani në Klinë, u bënë edhe në 19 vende të tjera, në 4 komuna të regjionit të Pejës.

Prokurorja mbikëqyrëse, Arlinda Nallbani-Gacaferi pati pyetje edhe për vet punëtorët. Përgjegjësi tentoi të justifikohej. Veç kësaj, shkelje u gjetën edhe në mënyrën e ndërtimit.

E kur erdhi radha te dokumentet, edhe ato dolën mangu. Dikush tjetër që nuk e ka asnjë punëtorë të kontraktuar, shfajësohet se janë në praktikë.

Siguria e disa të tjerëve në një tjetër lokacion qe problem edhe më i madh. Po tek i njëjti vend u evidentua edhe një shkelje, mungesa e ditarit të punës. Bazuar në këto të gjetura të nëntë prokurorëve, do të nisin procedurat penale.

Aksioni që zhvillua në Pejë, Klinë, Deçan e Istog u asistua nga policët e komunave përkatëse. Në njërin nga këto vendndërtime u hoq e drejta e vazhdimit të punës. /Klankosova.tv

 

The post Operacioni në rajonin e Pejës, inspektohen vendpunishtet, ruhen punëtorët (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.