E hënë, 28 Prill, 2025
spot_img
HomeLajmeOperacioni 'Koordinata', sekuestrohen 3 mijë bimë narkotike

Operacioni ‘Koordinata’, sekuestrohen 3 mijë bimë narkotike

Policia e Shtetit ka zhvilluar një operacion masiv në disa lokacione të Shqipërisë, duke goditur tentativat për kultivim të bimëve narkotike. Plani i koduar “Koordinata” ka rezultuar me zbulimin dhe sekuestrimin e rreth 3 mijë bimëve dhe fidanëve të dyshuar si kanabis.

Operacioni, i cili u zhvillua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, kishte për qëllim evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivimin e bimëve narkotike në fazat e para.

Kontrollimet u realizuan me përdorimin e dronëve dhe bazoheshin në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore.

Gjatë operacionit, në dy zona të shpyllëzuara në territorin e fshatit Vig, u zbuluan 2,200 bimë kanabis sativa të kultivuara në tokë dhe 578 fidanë të dyshuar narkotikë të kultivuar në kubikë. Një pjesë e bimëve dhe fidanëve u sekuestrua si prova materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me djegie.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT