Operacioni “Ghosts”, arrestohet 37-vjeçari nga Shijaku për rrezikshmëri të lartë shoqërore – pamje nga Policia e Shtetit

Operacioni “Ghosts”, arrestohet 37-vjeçari nga Shijaku për rrezikshmëri të lartë shoqërore – pamje nga Policia e Shtetit

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ka arrestuar një 37-vjeçar në Shijak, i cili ishte me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i akuzuar si pjesëtar i një grupi kriminal për krime kundër personi.

Në banesën ku fshihej 37-vjeçari, Policia gjeti dhe sekuestro një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.


“0Në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim, strukturat operacionale të Policisë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një shtetas në kërkim, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar ‘Ghosts’.

Në kuadër të operacionit, Forcat Operacionale të DVP Durrës, në bashkëpunim me DFPO dhe Forcat Speciale “RENEA”, në afërsi të Liqenit të Thatë, kapën dhe vunë në pranga shtetasin E. A. alias A. A., 37 vjeç, banues në Shijak”, thuhet në njoftim.

Ky shtetas akuzohet nga GjKKO-ja, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer për hakmarrje, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale iu referuan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/