Shtetet e Bashkuara kanë nisur operacionin ushtarak “Epic Fury” kundër Iranit, duke goditur mbi 11,000 objektiva strategjike dhe kryer më shumë se 11,000 fluturime luftarake, sipas Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM).
Operacioni synon dobësimin e kapaciteteve ushtarake dhe të sigurisë së regjimit iranian, duke përfshirë qendra komande, seli të Gardës Revolucionare, sisteme mbrojtjeje ajrore, bazat raketore dhe anije iraniane.
Forcat amerikane po përdorin një kombinim të bombarduesve strategjikë, avionëve F-22 dhe F-35, dronëve MQ-9, aeroplanmbajtëseve bërthamore, nëndetëseve, shkatërruesve dhe sistemeve tokësore mbrojtëse si Patriot dhe THAAD.
Sipas CENTCOM, objektivi kryesor është “çmontimi i aparatit të sigurisë së regjimit iranian” dhe neutralizimi i kërcënimeve të menjëhershme.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


