Operacion policor në Vushtrri – Arrestohen katër persona në tri lokacione

news image

Një operacion i gjerë policor është zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Vushtrri, ku katër persona kanë përfunduar në pranga, raporton Gazeta Sinjali.

Forcat e rendit, në koordinim me organet e drejtësisë, kanë kontrolluar tri lokacione të ndryshme – dy në fshatin Ropicë dhe një në qytetin e Vushtrrisë. Gjatë këtij aksioni janë arrestuar tre persona që dyshohen për veprën penale “Detyrim”, ndërsa një tjetër që ishte në arrati u kap për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Arratisja e personave të privuar nga liria”.

Të arrestuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Operacioni në terren është duke vazhduar, ndërsa priten zhvillime të reja lidhur me rastin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/