Një operacion i gjerë antidrogë është zhvilluar gjatë natës në qytetin e Elbasanit, ku forcat e shumta të policisë kanë ndërmarrë kontrolle në disa banesa.
Sipas burimeve të Euronews Albania, mësohet se janë arrestuar rreth 40 persona të dyshuar për përfshirje në aktivitet kriminal, ndërsa gjatë aksionit janë sekuestruar armë zjarri dhe sasi të konsiderueshme lënde narkotike.
Pritet që institucionet ligjzbatuese të publikojnë së shpejti një njoftim zyrtar mbi rezultatet e plota të këtij operacioni që konsiderohet ndër më të mëdhenjtë në zonë vitet e fundit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!