OpenAI prezanton “Pulse” – asistenti i ri i ChatGPT që punon ndërsa flini

news image

OpenAI po zbulon një veçori të re për ChatGPT të quajtur Pulse, e cila synon të transformojë mënyrën se si përdoruesit e nisin ditën – me ndihmën e inteligjencës artificiale.

Fillimisht i disponueshëm për përdoruesit Pro në celular, Pulse funksionon në sfond gjatë natës, duke mbledhur të dhëna nga bisedat me ChatGPT, reagimet, dhe aplikacionet e lidhura si Google Calendar apo Gmail.

Sapo zgjoheni, Pulse ju servon përditësime të personalizuara, të cilat mund të përfshijnë: Agjendën e ditës suaj, Kujtesa për takime apo ditëlindje, Sugjerime për restorante apo aktivitete, Lajme të rëndësishme sipas interesave tuaja.

“Çdo natë, Pulse kombinon historinë, kujtesën dhe udhëzimet tuaja për të kuptuar se çfarë ka më shumë rëndësi, pastaj e ofron atë si një ‘puls’ të freskët ditën tjetër”, thuhet në njoftimet zyrtare.

Përditësimet janë të vlefshme vetëm për ditën në fjalë, përveç nëse përdoruesi vendos t’i ruajë.

Veçoria kalon përmes filtrave të sigurisë, duke siguruar që asnjë përmbajtje e dëmshme ose në kundërshtim me politikat e OpenAI të mos shfaqet.

Pulse konsiderohet më shumë sesa një funksionalitet i ri – ai përfaqëson një drejtim të ri për ChatGPT, ku inteligjenca artificiale bëhet më proaktive, më e personalizuar dhe më afër rolit të një asistenti virtual të përditshëm.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/