OpenAI njoftoi të martën se ka ndaluar disa llogari ChatGPT me lidhje të dyshuara me entitete qeveritare kineze.
Sipas raportit të saj të fundit mbi kërcënimet publike, disa individë kishin kërkuar nga chatbot-i të përshkruante mjete të “dëgjimit” të mediave sociale dhe koncepte të tjera monitorimi, duke shkelur politikën e sigurisë kombëtare të kompanisë.
Gjithashtu, OpenAI ndaloi llogari në gjuhën kineze që përdorën ChatGPT për fushata “phishing” dhe “malware”, duke kërkuar përdorimin e DeepSeek të Kinës, si dhe llogari të lidhura me grupe kriminale rusishtfolëse që përdorën chatbot-in për zhvillimin e disa malware-ve.
Raporti i firmës me seli në San Francisko ngre shqetësime për keqpërdorimin e IA-së gjeneruese dhe konkurrencën në rritje midis SHBA-së dhe Kinës për zhvillimin dhe rregullat e teknologjisë.
OpenAI, me më shumë se 800 milionë përdorues javorë të ChatGPT, u bë startup-i më i vlefshëm në botë me një vlerësim prej 500 miliardë dollarësh pas një shitjeje dytësore të aksioneve javën e kaluar.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!