Për 26 vite nuk i shkeli këmba në banesën e saj.
Xhevahire Onbashin nga veriu i Mitrovicës e dëbuan forcat serbe dhe komshinjtë e saj më 1999, pa dhënë ndonjë arsye.
Në vend të familjes Onbashi, aty u vendosën disa serbë.
Ajo u detyrua të zhvendosej me familjen e saj katër anëtarëshe disa kilometra më larg në një shtëpi të pabanueshme që më vonë edhe nga aty u dëbuan.
Ndërsa pas çlirimit të vendit, Xhevahirja u përball me drejtësinë për ta kthyer banesën e saj dhe për të larguar serbët që ia uzurpuan atë për gati tre dekada.
Kryefamiljarja shtoi se pala serbe kishte falsifikuar dokumentet për të ia marrë pronën.
Por pasi e vërteta u zbardh, 79-vjeçarja me familjen e saj të mërkurën morën çelësat për t’u rikthyer në banesën e tyre. /Klankosova.tv
The post Onbashët rikthejnë banesën e uzurpuar në veri pas 26 vjetëve (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.