Me 142 vota pro, 10 kundër – përfshirë Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara dhe 12 abstenime, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar një rezolutë të rëndësishme që synon zgjidhjen paqësore të konfliktit izraelito-palestinez, duke riafirmuar angazhimin për zgjidhjen me dy shtete.
Shqipëria ka abstenuar në këtë votim, duke mbajtur një qëndrim neutral, në përputhje me qëndrimin e saj të mëparshëm në forumet ndërkombëtare mbi çështjen palestineze.
Rezoluta, e njohur si “Deklarata e Nju Jorkut mbi Zgjidhjen Paqësore të Çështjes së Palestinës dhe Zbatimin e Zgjidhjes me Dy Shtete”, dënon qartë Hamasin për sulmet ndaj civilëve më 7 tetor dhe kërkon dorëzimin e armëve si dhe përfundimin e sundimit të tij në Gaza.
Në tekst theksohet: “Në kontekstin e përfundimit të luftës në Gaza, Hamasi duhet t’i japë fund sundimit të tij në Gaza dhe të dorëzojë armët tek Autoriteti Palestinez, me angazhimin dhe mbështetjen ndërkombëtare, në përputhje me objektivin e një shteti palestinez sovran dhe të pavarur.”
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!