OKB: Lufta në Gaza ka shkaktuar të paktën 21 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara

news image

Komiteti i Kombeve të Bashkuara ka bërë të ditur se lufta në Gazë ka shkaktuar të paktën 21 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara që nga fillimi konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor 2023.

“Mbi 40 mijë fëmijë kanë pësuar lëndime nga lufta në gati dy vite që nga shpërthimi i saj dhe me më shumë se gjysma e tyre kanë mbetur me aftësi të kufizuara”, bëri të ditur tha

Komiteti i OKB-së për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara.

Duke shqyrtuar situatën në territoret palestineze, tha se urdhrat izraelitë të evakuimit gjatë ofensivës së ushtrisë në Gaza ishin “shpesh të paarritshme” për njerëzit me dëmtime në dëgjim ose shikim, “duke e bërë evakuimin të pamundur”.

Në një konferencë për shtyp, anëtari i komitetit Muhannad Al-Azzeh përmendi shembullin e një nëne të shurdhër në Rafah të vrarë së bashku me fëmijët e saj, e pavetëdijshme për udhëzimet për evakuim.

“Raportet përshkruan gjithashtu njerëz me aftësi të kufizuara që detyroheshin të iknin në kushte të pasigurta dhe të padenjë, siç është zvarritja nëpër rërë ose baltë pa ndihmë për lëvizje“, tha komiteti.

Kufizimet në ndihmën humanitare në Rripin e Gazës kanë ndikuar në mënyrë disproporcionale tek personat me aftësi të kufizuara.

“Njerëzit me aftësi të kufizuara u përballën me ndërprerje të rënda në ndihmë, duke lënë shumë pa ushqim, ujë të pastër ose kanalizime dhe të varur nga të tjerët për mbijetesë”, tha ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/