Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, përfundon me sukses Kursin e Karrierës së Kapitenit

Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, përfundon me sukses  Kursin e Karrierës së Kapitenit

Kapiteni Albion Svrkaj, e ka përfunduar me sukses Kursin e Karrierës së Kapitenit të Manoveres (MCCC) në Qendrën e Ekselencës së Manovrave (MCoE), në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Njoftimi u bë nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

Në njoftim thuhet se “Ky kurs prestigjioz përgatit liderët për të marrë përgjegjësi si komandantë të kompanive dhe oficerë të stafit, duke u fokusuar në luftimin e kombinuar të armëve në nivel taktik”.

Kapiten Svrkaj ka treguar përkushtim, disiplinë, duke kaluar me sukses vlerësimet në procedurat e komandës, menaxhimin e trajnimit të njësisë, dhe procesin e vendimmarrjes ushtarake.

The post Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, përfundon me sukses Kursin e Karrierës së Kapitenit appeared first on Klan Kosova.