Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se Nëntoger Çlirim Gërguri ka përfunduar me sukses Kursin Bazë të Inxhinierisë për Oficer (EBLOC) në ShBA, duke u bërë oficeri i parë ndërkombëtar në historinë e këtij kursi që mori pjesë në Sapper Ranger Train-up.
Gërguri është shpërblyer edhe me çmimin prestigjioz “IMO Ironman Award”, falë dallimit të tij në udhëheqje, menaxhimin e detyrave, stërvitjet fushore, rezultateve të shkëlqyera në qitje dhe performancës akademike.
FSK ka theksuar se ky është një sukses i madh individual dhe njëkohësisht arritje institucionale, duke konfirmuar përkushtimin për zhvillimin profesional të oficerëve të saj dhe forcimin e standardeve të mbrojtjes dhe sigurisë së vendit.