E hënë, 30 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeOficerë të FSK-së trajnohen në SHBA për menaxhimin e mbrojtjes

Oficerë të FSK-së trajnohen në SHBA për menaxhimin e mbrojtjes

Tre oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agron Durmishi, Shpëtim Dragobuzhda dhe Gentrit Idrizi, kanë përfunduar trajnimin në fushën e Menaxhimit Ndërkombëtar të Mbrojtjes në Defense Resources Management Institute (DRMI), në Monterey të Kalifornisë.

“Ky trajnim synon zhvillimin e aftësive analitike për planifikimin strategjik, programimin dhe buxhetimin e mbrojtjes”,  thuhet në postimin e FSK-së në Facebook.

Programi i sponsorizuar nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes  përfshiu teknika për menaxhimin e rreziqeve, analizën e kostove dhe buxhetimin shumëvjeçar për mbrojtjen, duke krijuar një bazë për shkëmbimin e ideve në menaxhimin e sigurisë kombëtare./Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT