Oferta e Istanbulspor për Prepollin dhe transferimi që nuk u realizua

Oferta e Istanbulspor për Prepollin dhe transferimi që nuk u realizua

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, mysafir është Arsim Prepolli, ish-futbollist i cili pati një karrierë të pasur brenda dhe jashtë vendit. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Air Munich.

Prepolli zbulon se si pati një ofertë për të nga klubi turk Istanbulspor, por që ky transferim nuk u realizua asnjëherë.


“Por një gabim e boni ky kryetari, tash i ndjeri Ivica Pekic. Në Turqi, Safet Sancakli, në Istanbulspor e pata të kryer”.

“300 mijë marka i ofruan dëmshpërblim Bosna Visokës. Edhe tjerat unë merresha vesh, jo nuk bën, e shiti një lojtar në Genk, thoshte edhe ty në Genk po të dërgojmë”.

“Ia bëja kryetarit më lësho sepse futbolli kështu e ka. Jo kështu, jo ashtu, mbeta dhe e humba transferimin në Turqi”, ka rrëfyer Prepolli.

Episodin e plotë me Arsim Prepollin mund ta ndiqni edhe në kanalin zyrtar në YouTube të Telegrafit./Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com