E enjte, 10 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/oek-gjykata-pezullon-njoftimin-e-zrre-se-per-daljen-e-detyrueshme-te-bizneseve-ne-treg-te-lire/OEK: Gjykata pezullon njoftimin e ZRrE-së për daljen e detyrueshme të bizneseve...

https://klankosova.tv/oek-gjykata-pezullon-njoftimin-e-zrre-se-per-daljen-e-detyrueshme-te-bizneseve-ne-treg-te-lire/OEK: Gjykata pezullon njoftimin e ZRrE-së për daljen e detyrueshme të bizneseve në treg të lirë – Klan Kosova

Oda Ekonomike e Kosovës ka njoftuar se Gjykata Komerciale në Prishtinë ka marrë vendim për pezullimin e njoftimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) lidhur me daljen e detyrueshme të bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Bazuar në këtë vendim, OEK i kërkon ZRrE-së që të pezullojë njoftimin për daljen në tregun e lirë të energjisë dhe të ndalojë çdo veprim që mund të ndikojë negativisht në funksionimin e bizneseve.

“OEK fton ZRrE-për bashkëpunim të ngushtë për të hartuar së bashku një fazë tranzitore të drejtë dhe të zbatueshme, duke theksuar se OEK nuk është kundër daljes në tregun e lirë, por ka kërkuar vazhdimisht që ky proces të realizohet me një plan të qartë tranzicioni, që siguron stabilitet për bizneset dhe qytetarët e Kosovës”, u tha në njoftimin e OEK-së.

ZRrE-ja pati njoftuar se duke filluar nga 1 qershori, bizneset e mëdha do të kalojnë në treg të lirë. Kjo nxiti pakënaqësi e protesta nga mbi 1300 biznese të prekura, duke kërkuar shtyrje të afatit. /Klankosova.tv

The post OEK: Gjykata pezullon njoftimin e ZRrE-së për daljen e detyrueshme të bizneseve në treg të lirë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT