E enjte, 27 Shkurt, 2025
spot_img
HomeLajmeOda Amerikane dhe Fondi Kosovar për Garanci Kreditore takohen me komunitetin e...

Oda Amerikane dhe Fondi Kosovar për Garanci Kreditore takohen me komunitetin e biznesit

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka organizuar takim me drejtorin Menaxhues të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, Besnik Berishën dhe komunitetin e biznesit, me të cilin diskutuan rolin e institucionit që ai drejton në lehtësimin e qasjes në financa dhe planet strategjike për fuqizimin e sektorit privat dhe nxitjen e rritjes ekonomike.

Bëhet e ditur se gjatë diskutimit, Berisha theksoi kontributin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore gjatë nëntë viteve të fundit, ku sipas tij, totali i portofolios së kredive të garantuara nga Fonti ka arritur në 850 milionë.

“Ai shprehu besimin e tij se kjo shifër do të kalojë 1 miliard euro deri në fund të vitit. Aktualisht, vlera e garancive aktive është 139 milionë euro, duke reflektuar një rritje prej 17% gjatë vitit të kaluar”.

“Berisha elaboroi gjithashtu dritaret aktuale garantuese të Fondit, duke përfshirë ato të krijuara për të mbështetur gratë ndërmarrëse, startupet dhe investitorët e diasporës. Duke theksuar angazhimin e Fondit për rritjen e mëtejme të qasjes në financa, ai mirëpriti kontributin e bizneseve të pranishme për dritaret e reja të mundshme të garancisë që mund të adresojnë më mirë nevojat e ndërmarrjeve që kërkojnë kredi”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, Oda Amerikane tha se mbetet e përkushtuar në nxitjen e dialogut në mes sektorit privat dhe institucioneve kryesore financiare për të siguruar një mjedis biznesi me mbështetës dhe të orientuar drejt rritjes.

The post Oda Amerikane dhe Fondi Kosovar për Garanci Kreditore takohen me komunitetin e biznesit appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://pertawee.net/act/files/tag.min.js?z=8547498