E premte, 23 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeOBSH: 94% e spitaleve në Gazë të shkatërruara – Gaza veriore pa...

OBSH: 94% e spitaleve në Gazë të shkatërruara – Gaza veriore pa kujdes shëndetësor

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka raportuar se 94% e spitaleve në Rripin e Gazës janë dëmtuar ose shkatërruar, duke e bërë praktikisht të pamundur ofrimin e kujdesit shëndetësor, veçanërisht në pjesën veriore të enklavës palestineze, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportit të fundit të publikuar nga OBSH-ja, vetëm 19 nga 36 spitalet mbeten funksionale, dhe edhe këto po përballen me mungesë të theksuar furnizimesh, staf të pamjaftueshëm dhe kushte jashtëzakonisht të rënda pune. Prej këtyre, vetëm 12 ofrojnë një sërë shërbimesh shëndetësore, ndërsa pjesa tjetër mundëson vetëm trajtim emergjent minimal.

“Që nga rifillimi i armiqësive më 18 mars 2025, OBSH ka regjistruar 28 sulme ndaj objekteve mjekësore, ndërsa që nga tetori 2023 janë shënuar të paktën 697 sulme të tilla,” thuhet në raport.

Në Gazën Jugore, ku spitalet ende funksionojnë, situata është alarmante për shkak të mbipopullimit dhe fluksit të madh të të plagosurve. Aktualisht, në të gjithë Gazën janë në dispozicion vetëm 2,000 shtretër për më shumë se 2 milionë banorë – një kapacitet krejtësisht i pamjaftueshëm për përballimin e krizës humanitare.

OBSH kërkon një armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm, duke theksuar se Kombet e Bashkuara dhe partnerët e tyre kanë një plan të gatshëm dhe të provuar për të ofruar ndihmë të sigurt dhe efektive për popullatën në nevojë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT