E premte, 6 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeOBM: Valë e të nxehtit detar përfshiu 40 milionë km² në Azi-Paqësor,...

OBM: Valë e të nxehtit detar përfshiu 40 milionë km² në Azi-Paqësor, rrezik për kombet ishullore

Pothuajse 40 milionë kilometra katrorë oqean përreth Azisë Juglindore dhe Paqësorit u përfshinë nga një valë e të nxehtit detar gjatë vitit 2024, sipas një raporti të Organizatës Botërore Meteorologjike (OBM), të publikuar nga The Guardian.

Shkencëtarët e OBM-së deklaruan se temperaturat rekord në tokë dhe në oqean ishin të nxitura kryesisht nga kriza klimatike dhe lidhen me ngjarje ekstreme të motit, si rrëshqitjet fatale të dheut në Filipine, përmbytjet në Australi dhe shkrirja e akullnajave në Indonezi.

Sipas raportit, rajoni ishte 0.48°C më i nxehtë se mesatarja historike (1991–2020), ndërsa rritja e nivelit të detit ka arritur 4 mm në vit – më shumë se mesatarja globale prej 3.5 mm, përcjell A2CNN.

Sekretari i përgjithshëm i OBM-së, Prof. Celeste Saulo, theksoi se kombinimi i nxehtësisë dhe acidifikimit po shkakton “dëme afatgjata” në ekosistemet dhe ekonomitë detare. Ai paralajmëroi: “Po na mbaron shpejt koha për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve”.

Drejtori i OBM-së për rajonin, Ben Churchill, shtoi se “po shohim gjëra që nuk i kemi parë kurrë më parë”, duke kërkuar veprim të menjëhershëm përballë ndryshimeve klimatike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT