Objekte të ndritshme janë parë në qiell gjatë mesnatës, duke shkaktuar kureshtje dhe shqetësim te publiku.
Pamjet dhe përshkrimet tregojnë drita të kuqërremta që lëviznin në mënyrë të koordinuar mbi qiellin e Kosovës.
Për këtë fenomen ka folur shkencëtari Jahja Koka, në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, duke dhënë një shpjegim të mundshëm shkencor.
“Mund të konkludojmë si vijon: janë disa drita të kuqërremta që lëvizin në mënyrë kolineare. Ato janë pika drite që ndjekin një drejtim të përbashkët dhe kjo përputhet me sjelljen e një meteoriti që mund të jetë në fazën e dezintegrimit”, u shpreh Koka.
Ndiqni deklaratën e plotë, në videon vijuese:
The post Objekte të shndritshme mbi qiellin e Kosovës, Koka: Mund të jetë një meteorit (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.