Ka përfunduar numerimi i votave të rregullta për zgjedhjet e kryetarit të komunës së Obiliqit. Sipas rezultateve zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), gara do të vazhdojë në balotazh mes kandidatëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje! (LVV).
Kandidati i LDK-së, Xhafer Gashi, prin me 46,47% të votave ose 5,809 vota, ndërsa shumë pranë tij është Halil Thaçi nga Lëvizja Vetëvendosje! me 44,04% (5,505 vota).
Kandidatët e tjerë kanë marrë këto rezultate:
Goran Dančetović (Lista Serbe) – 4,84% (605 vota)
Ali Krasniqi (AAK) – 2,34% (293 vota)
Nysret Kelmendi (PDK) – 1,79% (224 vota)
Shefki Salihu (NISMA) – 0,52% (65 vota)