E martë, 12 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajme“O ndihmomni se deka, i kapsha për mantili”, “Si kafshë të trajtojnë”,...

“O ndihmomni se deka, i kapsha për mantili”, “Si kafshë të trajtojnë”, rrëfime nga keqtrajtimet në Gjinekologji (VIDEO)

Transmetimi i emisionit hapi plagët e vjetra të shumë grave.

Pas publikimit të storjeve të Kiks Kosovës më 4 gusht të 2025-ës, për keqtrajtimin e pacienteve në repartet e gjinekologjisë, dhjetëra gra të tjera reaguan me rrëfime të ngjashme.

Njëra pas tjetrës ato komentuan, shkruan e ndanë përjetimet e tyre personale.

Ditët e netët nëpër dhomat e kësaj Klinike, për dikë u shndërruan në trauma, ndonëse kanë kaluar 11 muaj që nga lindja e foshnjës.

Traumat nuk qenë hiç mungesë as te një grua tjetër, e cila madje rrëfen se si që nga dita kur ka lindur foshnjën, frutin mandarinën nuk mund ta sheh me sy.

E kjo ngase ato i konsumonin shumë infermieret nëpër dhomat e tyre të personelit, të cilat sipas saj ka pasur raste që edhe i kanë sulmuar fizikisht nënat në ato reparte.

Rrëfime të ngjashme patën edhe gra tjera. Njëra ndër to, ndau historinë që përjetoi para 10 vjetëve, beba e të cilës thotë që i kishte vdekur në bark por që as për atë nuk e mori parasysh askush. Meqenëse ajo kishte qenë lindja e saj e parë, të dytën thotë ta ketë bërë në një spital privat.

Përveç rrëfimeve, as reagimet ndaj stafit e sjelljeve të tyre nuk munguan.

Njëra nga qytetaret shprehet se gjendja në reparte është aq e keqe saqë edhe po t’u thuash diçka mirë, stafi reagon keq. E një grua tjetër, thotë se u trajtuan si të ishin kafshë.

Një nga gratë e shumta që ndanë publikisht historitë e tyre, aq të këqija thotë që qenë përjetimet e tyre nëpër Klinikat e QKUK-së saqë as armikun nuk do të donte ta shihte aty.

Fenomen shqetësues e madje shumë i pranishëm sipas qytetarëve, është fakti që po deshe trajtim dinjitoz, duhet tu japësh bakshish stafit mjekësor.

Këto rrëfime e dhjetëra të tjera, kanë nisur të frikësojnë dhe gratë shtatzëna, e njëra prej tyre madje lutet që krejt këto fjalë të mos jenë reale ngase frikësohet se çka mund ti ndodh aty.

The post “O ndihmomni se deka, i kapsha për mantili”, “Si kafshë të trajtojnë”, rrëfime nga keqtrajtimet në Gjinekologji (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT