Nxirret i pajetë personi që ra në bunar në Lybeniq të Pejës

EKSKLUZIVE: Kurkush nga BE s’i shkon Kurtit më në ndërtesën e Qeverisë

Është nxjerr i pajetë trupi i personit që ra në një bunar gjatë ditës në fshatin Lybeniq të Pejës.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Ju njoftojmë se është nxjerrë trupi i viktimës nga bunari. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor”, tha Gashi për Klankosova.tv.

Për nxjerrjen e personit që ra në bunar gjatë ditës ishin angazhuar policia, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe zjarrfikësit.

The post Nxirret i pajetë personi që ra në bunar në Lybeniq të Pejës appeared first on Klan Kosova.