E premte, 13 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeNxirren 30 trupa nga rrëzimi i avionit në Indi

Nxirren 30 trupa nga rrëzimi i avionit në Indi

Një avion Boeing 787 Dreamliner i linjës ajrore “Air India”, me 242 pasagjerë në bord, u rrëzua të mërkurën në zonën banimi pranë Aeroportit të Ahmedabad në Indi, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportimeve të fundit nga ekipet e shpëtimit, të paktën 30 persona janë nxjerrë nga rrënojat e ndërtesës ku u përplas aeroplani, ndërsa operacionet për të shpëtuar më shumë persona vazhdojnë intensivisht.

Aeroplani, i cili fluturonte nga Ahmedabad për në Londër, bëri një thirrje paralajmëruese për kontrollin e trafikut ajror pak momente pas ngritjes, por më pas humbi kontaktin kur arriti rreth 625 metra lartësi. Në bord ndodheshin 169 shtetas indianë, 53 britanikë, një kanadez dhe shtatë portugezë, ndër të cilët ishte edhe ish-kryeministri i shtetit Gujarat.

Ekipet e emergjencës kanë njoftuar se po punojnë për të nxjerrë sa më shumë persona të gjallë nga rrënojat, ndërsa shërbimet mjekësore janë në gatishmëri për të ndihmuar të plagosurit. Shkaku i aksidentit është ende në hetim, ndërsa zonës i është vendosur perimetri i sigurisë për të lehtësuar punën e ekipit të shpëtimit. Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe ka ndezur një valë shqetësimi në Indi dhe në të gjithë botën.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nxirren 30 trupa nga rrëzimi i avionit në Indi appeared first on Sinjali.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT