Një grup i nxënësve nga Kosova, pjesë e jCoders, shkëlqyen në garën ndërkombëtare NEO Science Fair që u mbajt në New York, SHBA, duke përfaqësuar vendin me dije, guxim dhe pasion për teknologjinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Diell Myftari fitoi Medaljen e Artë në kategorinë e Kodimit, ndërsa Mal Ismaili dhe Erti Salihu u vlerësuan me Medaljen e Bronzit në të njëjtën kategori. Suksesi i tyre tregon se talenti i rinisë sonë, i kombinuar me përkushtim dhe edukim cilësor, mund të sfidojë botën.
Nxënësit u dalluan jo vetëm për aftësitë teknike, por edhe për përfaqësimin dinjitoz të Kosovës dhe jCoders në skenën ndërkombëtare. Një falënderim i veçantë shkon edhe për organizatorët e këtij eventi. Kjo fitore i ka bërë krenar të gjithë shqiptarët.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!