E shtunë, 26 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeNxehtësia thyen rekordin, në Klinë temperaturat shkuan në 42.5°C

Nxehtësia thyen rekordin, në Klinë temperaturat shkuan në 42.5°C

Kosova po përballet me një valë të nxehtësisë së pazakontë, me temperatura që po thyejnë rekorde historike.

Sipas matjeve të Rrjetit Shtetëror të Stacioneve Meteorologjike, ditën e sotme në disa qytete të vendit janë regjistruar vlera shumë të larta të temperaturave, duke krijuar kushte ekstreme për banorët dhe mjedisin.

Vlera më e lartë e regjistruar është 42.5°C, e matur në orën 15:00 në qytetin e Klinës. Kjo temperaturë përbën një rekord të ri për këtë zonë dhe është një tregues i ndikimit të valës së nxehtësisë që po kalon vendi. /Klankosova.tv

The post Nxehtësia thyen rekordin, në Klinë temperaturat shkuan në 42.5°C appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT