Insituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo fundjavë do të jetë e nxehtë dhe me temperatura që arrijnë deri 36 gradë Celzius.
Sipas IHK-së, të shtunën pritet të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pakta, kurse të dielën, temperaturat do të arrijnë deri në 36 gradë Celzius.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15°C, ndërsa ato maksimale pritet të jenë ndërmjet 31-34°C. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi veriperëndimor, me shpejtësi prej 1 deri në 4m/s”.
“Të dielën moti do të jetë me diell.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16°C, ndërsa ato maksimale e ditës ndërmjet 32 dhe 36°C. Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1 deri në 3m/s. Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet që të respektohen këshillat i IKSHP”, thuhet në njoftim të këtij instituti, transmeton Klankosova.tv.
The post Nxehet termometri në fundjavë, temperaturat arrijnë deri në 36 gradë appeared first on Klan Kosova.