E mërkurë, 16 Prill, 2025
spot_img
HomeTeknologjiNvidia prezantoi kartën e parë grafike buxhetore të RTX 50-Series

Nvidia prezantoi kartën e parë grafike buxhetore të RTX 50-Series

Pas një pritjeje të gjatë, Nvidia më në fund ka vendosur të lançojë kartën e parë grafike buxhetore të serive GeForce RTX 50.

RTX 5060 do të fillojë prej 299 dollarësh, njëlloj si RTX 4060 kur debutoi dy vite më parë. Megjithatë të gjendur përballë tarifave të Trump dhe luhatjes së vazhdueshme të çmimeve të kartave grafike, blerja për këtë çmim duket një mision i pamundur.

Nvidia gjithashtu lançoi edhe dy variante të RTX 5060 Ti me 8GB dhe 16GB VRAM me çmim prej 379 dollarë dhe 429 dollarë respektivisht. Këto karta grafike më të shpejta do të mbërrijnë më 16 Prill ndërsa nuk ka një datë për modelin bazë RTX 5060.

Ndërsa Nvidia përqendrohet tek performanca e përgjithshme, aspekti që do të shesë më së shumti këto karta grafike është mbështetja e plotë për DLSS 4. Analistët janë surprizuar nga performanca e lartë që DLSS 4 sjell duke ruajtur cilësinë.

Kompania tha se RTX 5060 ka 8GB VRAM GDDR7, bërthama 19 TFLOPS “Blackwell”, bërthama tensor të gjeneratës së 5-të me performancë 614 TOPS në AI dhe bërthama RT të gjeneratës së 4-rt me 58 TFLOPS performancë. Raportime të ndryshme në rrugë jozyrtare thonë se RTX 5060 ka 3,840 bërthama CUDA.

Kujtojmë se RTX 4060 kishte 3,072 bërthama CUDA dhe 8GB VRAM.

Me RTX 5060 Ti Nvidia dërgon performancë në nivel tjetër me 4,608 bërthama CUDA dhe opsion 8GB ose 16GB VRAM. Nvidia thotë se ka 6 TFLOPS më shumë performancë sesa modeli bazë. RTX 5060 është një kartë grafike për lojërat në 1080p ndërsa RTX 5060 Ti është e përshtatshme për lojërat në 1440p.

Sipas Nvidia RTX 5060 prodhon 234fps në Hogwarts Legacy në 1080p me DLSS 4 ndërsa RTX 4060 prodhonte 110fps. NVIDIA pretendon se 5060 mund të arrijë gjithashtu 148 fps në Cyberpunk 2077, 220 fps në Avowed dhe 330 fps në Marvel Rivals në 1080p me të njëjtat cilësime grafike dhe DLSS. Mund të jetë karta e përsosur nëse jeni duke luajtur në një ekran 240Hz 1080p.

Sa i përket RTX 5060 Ti, NVIDIA thotë se mund të arrijë 108 fps në Cyberpunk ndërsa luan në 1,440p me cilësimet e grafikës Full RT dhe gjenerimin e fps 4X. Kjo është dyfishi i 4060 Ti, i cili arriti 52 fps me gjenerimin e fps 1x.

Sfida e vërtetë për NVIDIA me familjen GeForce RTX 5060 qëndron te çmimi. Kompania nuk kontrollon drejtpërdrejt se si OEM-të i vlerësojnë kartat e tyre dhe numrat gjithashtu mund të luhaten shumë në varësi të gjendjes së aksioneve dhe ekonomike. /PCWorld Albanian

https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js#xfbml=1&version=v10.0

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT