Wednesday, April 8, 2026
spot_img
HomeLajmeNushi: Që nga fitorja e parë e Kurtit, ishte e qartë se...

Nushi: Që nga fitorja e parë e Kurtit, ishte e qartë se po krijohej një shtet me tendenca autoritare (VIDEO)

Nol Nushi nga PSD tha në “Edicionin Special” se, që nga fitorja e parë e Kurtit, ishte e qartë se po krijohej një shtet me tendenca autoritare.

Ai kritikoi opozitën, duke theksuar se ajo po sillet si pa fuqi dhe nuk po kryen detyrat e saj për të sfiduar qeverinë dhe orientuar qytetarët ndaj “e keqes”.

“Një opozitë e cila po sillet sikur nuk ka fare fuqi, unë kam frikë që kjo punë nuk duhet të shihet si matematikë numrash, në politikë janë kauzat të rëndësishme dhe diskursi opozitar që ia mbush mendjen qytetarit se kush është e keqja. Këto detyra nuk po i kryen opozita”, tha Nushi.

Sipas tij, në diskursin e Kurtit ka rënë opozita, e cila sipas tij po e ka vështirë të komunikojë edhe mes vete nga frika e gjykimit të votuesit të qeverisë.

Ndiqeni videon për më shumë:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT