Nol Nushi nga PSD në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova tha se prishja mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani u bë për një post, duke theksuar se marrëdhënia mes tyre nuk ka qenë kurrë kaq e mirëfilltë dhe se nuk kanë ndonjë pikë të përbashkët si figura politike.
Nushi shtoi se Kurti kishte filluar të shprehej jo pro Vjosës që kohë para zgjedhjeve dhe se nuk kishte deklarata pro saj para zgjedhjeve.
“Me nis çka i kanë thënë njëri-tjetrit na çuditemi, por ajo u kanë e nevojshme me fasilitu atë marrëdhënie që s’ka qenë kurrë kaq e vërtetë.
Kurgjo të përbashkët nuk kanë si karaktere politike. Kurti ka filluar të flas jo pro Vjosës, kohë të gjatë para zgjedhjeve. Para zgjedhjeve nuk ke ndonjë deklaratë të Kurtit pro Vjosës”, tha Nushi.
Ndiqeni videon për më shumë detaje:


