E martë, 22 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeNura sqaron vdekjen e të riut në Skenderaj: ”Nuk lidhet me sigurinë...

Nura sqaron vdekjen e të riut në Skenderaj: ”Nuk lidhet me sigurinë në punë”

Kryetari i Skenderajt Fadil Nura, ka dhënë detaje për Klankosova.tv lidhur me raportimin se një person vdiq sot në vendin e tij të punës në Skenderaj.

Ai ka konfirmuar vdekjen e të riut Robert Veliut, megjithatë duke theksuar se ai u nda nga jeta si pasojë e një sulmi kardiak, por jo nga siguria në punë.

“Bazuar në informacionet që kam dhe bazuar në ekzaminimet mjekësore ai ka pasur sulm kardiak. Edhe pronari i kompanisë ka deklaruar se ky rast nuk lidhet me sigurinë në punë. Ai ka vdekur diku rreth orës 16:00 para përfundimit të orarit të punës”, deklaroi Nura, transmeton klankosova.tv.

Kreu i Skenderajt i shprehu ngushëllimet familjes Veliu.

The post Nura sqaron vdekjen e të riut në Skenderaj: ”Nuk lidhet me sigurinë në punë” appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT