Deputeti i PDK-së, Jakup Nura ka kërkuar nga Vetëvendosje të vendosë në votim një emër kredibil për pozitën e të parit të kuvendit, në mënyrë që të zhbllokohet ngërçi institucional.
Ai ndër tjera, ndërsa komentoi propozimin e Dimal Bashës, përdori edhe një frazë siç tha i përket termeve ushtarake, duke pëmendur gomarë e luanë, transmeton klankosova.tv.
”Një njeri që besoj që edhe votat e VV-së me dëshirë s’do të shkonin për Dimal Bashën. Për ne ka qenë një befasi, edhe pse ne kërkuam një pauzë dhe të njoftohemi nëse është vërtetë qëllimi i tyre që Dimal Basha, të jetë në krye të kuvendit”.
”Ne në ushtri e kemi një term që thotë: ‘Më mirë është një luan t’u prijë 100 magarëve se një magarë t’u prijë 100 luanëve’ e tash Dimal Basha të jetë i pari i kuvendit, është një fyerje për votuesit e Vetëvendosjes por dhe të gjithë votuesit e Kosovës”.
”Derisa ata po përpiqen që neve të na lënë në faj, mendoj që PDK do t’ia japë votën, edhe pse nuk e besoj që do ta qesin prapë në votim”.
”Ne presim çdonjëri të jetë pjesë e saj. U bëjë ftesë të mos na befasojë as ne as ata, por të jetë një person që të na përfaqësojë të gjithë neve përballë kuvendit”.
”Ata vjedhurazi ngritën dorën, dhe u votu si u votu. Më vjen keq që e them atë, por vërtetë Dimal Basha nuk meriton votat e deputetëve për ta zënë të parin e kuvendin”.
Sepse vazhdimisht ka qenë jopërbashkues, jokonstruktiv dhe vazhdimisht është mundu partitë tjera m’i shantazhu.
The post Nura kritika VV-së për Bashën: Më mirë një luan t’u prijë 100 magarëve se një magarë 100 luanëve appeared first on Klan Kosova.