Nënkryetari i Skënderajt, Fadil Nura, pas takimit me Këshillin Shtetëror për shënimin e Epopesë së UÇK-së, ka deklaruar se përgatitjet për organizimin e aktiviteteve të 5, 6 dhe 7 marsit janë duke vijuar sipas planit.
Ai njëherësh ka ngritur shqetësimin për mungesën e organizatave të dala nga lufta në këtë takim,
Nura tha se takimi ishte i rregullt dhe i përvitshëm, por vërejti mungesën e përfaqësuesve të shoqatave të luftës, duke shtuar se, sipas kryesuesit të këshillit, ato janë ftuar dhe do të ketë një takim të veçantë me ta, raporton EO, transmeton Klankosova.tv.
“Po, takimi shkoi mirë, si gjithmonë, i përvitshëm që kemi mbajtur. Përjashtimisht, mungesën e vërejta të organizatave të dalura nga lufta, me këtë rast unë si anëtar i këtij këshilli e adresova këtë çështje, dhe mora përgjigje nga kryesuesi se shoqatat janë pjesë e vendimit të Këshillit dhe të njëjtën kohë janë ftuar përmes email adresës, me ç’rast ne i posedojmë edhe email adresat, por mbet’ kryesuesi me bashkë-kryesuesin e këtij këshilli që të kenë takim të përbashkët me shoqatat e dalura nga lufta”, tha ai.


