Pas sulmeve të fundit raketore të Iranit në drejtim të rajonit të Bregdetit Qendror të Izraelit, autoritetet kanë konfirmuar se numri i të lënduarve ka arritur në 21 persona.
Lajmi është bërë i ditur nga shërbimi emergjent izraelit Magen David Adom (MDA), përmes një postimi në platformën X.
Sipas njoftimit, një nga të lënduarit ndodhet në gjendje kritike, disa të tjerë janë lënduar rëndë, ndërsa pjesa tjetër kanë marrë lëndime të lehta deri në mesatare.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!