Numërohen 100 % të votave në Drenas, ky është rezultati përfundimtar

Numërohen 100 % të votave në Drenas, ky është rezultati përfundimtar

Procesi i numërimit të votave në Komunën e Drenasit ka përfunduar plotësisht, me 100% të vendvotimeve të procesuara.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara në orën 00:14 të datës 13 tetor 2025, janë përpunuar 25,120 vota nga gjithsej 57,342 të regjistruara.


Rezultatet tregojnë një fitore të qartë për Ramiz Lladrovcin, kandidatin e iniciativës “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”, i cili ka siguruar 52,31% të votave, ose 13,140 vota.

Në vend të dytë renditet Petrit Hajdari nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 37,31% (9,373 vota), ndërsa pas tyre:

Egzona Tërdevci nga Lëvizja Vetëvendosje!4,01% (1,008 vota)

Naim Bazaj nga lista “Për Drenas e Kosovë”2,49% (625 vota)

Ajvaz Berisha nga Bashkimi Demokratik2,43% (610 vota)

Gazmend Heta nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)0,74% (187 vota)

Me këto rezultate përfundimtare, Ramiz Lladrovci siguron një tjetër mandat në krye të komunës.