Imri Ahmeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës pritet ta sigurojë edhe një mandat në krye të Komunës së Lipjanit.
Sipas rezultateve të deritanishme, kur janë numëruar 96.2 për qind të votave, Ahmeti po udhëheq me 51.3 për qind.
Në vendin e dytë renditet kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Shukri Buja, me 30.36 për qind të votave, ndërsa i treti është Ilir Qeriqi nga Lëvizja Vetëvendosje me 16.31 për qind.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!