Një person ka humbur jetën si pasojë e vetaksidentit të mëngjesit të sotëm në magjistralen, Pejë – Prishtinë.
Rasti ndodhi në fshatin Poterq të Klinës, ndërsa vdekjen e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Pejë, Fadil Gashi, transmeton klankosova.tv.
”Sipas togerit, personi fillimisht është dërguar në spital, por sipas mjekut kujdestar s’ka arritur t’u bëjë ballë plagëve dhe ka ndërruar jetë”, ka bërë të ditur gazetari nga Peja, Valdrin Daci në Fol me Arin në Radio Klan Kosova FM.
Klan Kosova raportoi fillimisht mbi aksidentin ku vetura kishte përfunduar në një oborr të një shtëpie private.
Shkak i aksidenteve në rritje këtë periudhë, mund të jenë mospërshtatja e shpejtësisë drejt kushteve atmosferike me të reshura.
Vetaksident trafiku në magjistralen Pejë-Prishtinë, vetura përfundon në një oborr (VIDEO)
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>