E enjte, 11 Dhjetor, 2025
spot_img
HomeLajmeNuk shkoi në gjykatë, reagon Rozeta Hajdari: Nuk kam pranuar ndonjë thirrje...

Nuk shkoi në gjykatë, reagon Rozeta Hajdari: Nuk kam pranuar ndonjë thirrje për seancë

Seanca fillestare në Gjykatën Themelore në Prishtinë për rastin e rezervave shtetërore nuk ka arritur të mbahet, për shkak të mungesës së ministres në detyrë, Rozeta Hajdarit. Në sallë s’ka qenë as avokati i Irfan Lipovicës.

Pas kësaj ministrja, Rozeta Hajdari ka dal me reagim në “Facebook”, ku thotë se nuk ka pranuar ftesë.

Postimi:

Të nderuar qytetarë,

Për seancën e sotme gjyqësore, lidhur çështjen e rezervave shtetërore të mallrave, ju njoftoj se, unë nuk kam pranuar ndonjë thirrje për seancë nga ana e Gjykatës!

Në momentin që e pranojë thirrjen nga Gjykata, për seancën e ardhshme, do të paraqitem në seancë gjyqësore!

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT