Ditën e djeshme, moderatorja e njohur Arbana Osmani njoftoi se puntata e parë e sezonit të ri të emisionit të saj do të kishte të ftuar Princ Lekën, i shoqëruar nga partnerja e tij e re, Blerta Celibashi.
Ky lajm shkaktoi menjëherë reagime të shumta në rrjetet sociale, ku përveç interesit të madh, nuk munguan as kritikat dhe komentet negative. Një pjesë e ndjekësve shprehën pakënaqësinë e tyre për ftesën e Princ Lekës, duke argumentuar se Arbana nuk duhej ta ftonte për shkak të situatës së bujshme dhe ndarjes së tij me ish-partneren, Elia Zaharia.
Debati i krijuar ka hapur diskutime të gjera, duke ndarë opinionet mes atyre që e shohin praninë e tij si një të drejtë personale për të folur hapur, dhe atyre që mendojnë se pjesëmarrja e tij nuk ishte e nevojshme.
Në mesin e gjithë këtyre reagimeve, është vetë Blerta Celibashi ajo që ka vendosur të thyejë heshtjen. Përmes një postimi në Instagram, ajo ka theksuar se jo çdo histori që diskutohet në portale përfaqëson realitetin e asaj që jetojnë ata:
“Titujt e nxituar flasin shumë, por nuk njohin të vërtetën tonë, atë që ruhet me dinjitet dhe që askush nuk mund ta bëjë pis,” shkroi ajo.
Blerta ka shtuar se në puntatën e Arbanës, do të ndajë për herë të parë një rrëfim të ndjerë mbi dashurinë e saj me Princ Lekën, duke zbuluar atë që deri tani ka mbetur i pathënë për publikun. /Telegrafi/