Nuk ndalet Messi, shënon një supergol për Inter Miamin – Indeksonline.net

Nuk ndalet Messi, shënon një supergol për Inter Miamin – Indeksonline.net

Për Lionel Messin mosha është vetëm një numër.

Argjentinasi, nuk po i ndal golat me Inter Miamin ku dhe kësaj here ka shënuar një supergol, në fund të pjesës së parë.

Për Messin është goli i 5-të në 7 paraqitje në vitin 2025.

Ndonëse shënoi Messi një supergol, nuk i mjaftoi Inter Miamit pasi që barazuan me rezultat 1-1 ndaj Torontos.

Inter Miami, gjendet në pozitën e 2-të në Konferencën Lindore në Mls dhe ka gjithsej 14 pikë./IndeksOnline/

//platform.twitter.com/widgets.js